Kamberi: Serbia po detyron fëmijët shqiptarë të mësojnë himnin serb
Deputeti shqipta në parlamentin serb, Shaip Kamberi, i cili bëri bujë gati një vit më parë me veprimin e tij, duke vendosur flamurin kombëtar në Parlamentin serb, ka denoncuar në emisionin “Quo Vadis” se Beogradi po detyron fëmijët shqiptarë që të mësojnë himnin serb.
“Përdorimi i simbolit kombëtar në mënyrë publike dhe zyrtare është një temë që po na rëndon në 19 vitet e fundit. Po flasim për një të drejtë që ka qenë e realizuar në periudhën e komunizmit. Në kundërshtim me kushtetutën e Serbisë, ne në demokraci kemi të bëjmë me një proces të atillë që po na mohojnë të drejtat. Më 1 shtator, ministri i Arsimit i Republikës së Serbisë, me dekret të veçantë, ka udhëruar të gjitha shkollat të intonohet himni serb, i cili flet për botën serbe, dhe gjithçka që është serbe.”
Sipas tij, harmonia dhe ndërtimi i paqes në rajon rrezikohet nga projekti “Bota Serbe”.
“Sebia po përdor elementet e saj për të destabilizuar rajonin, e jo për të ndërtuar paqen dhe harmoninë mes kombeve. Open Balkan po rrezikohet seriozisht nga ideja politike e “botës serbe”, të cilën Vuçiç nuk e thotë vetë, por e lancon përmes ministrit aktual të policisë, një antishqiptar i përbetuar.”/vp