Deputeti shqiptar në Serbi: Nuk po shohim ndikim pozitiv nga ‘Open Balkan’
Ende nuk po shohim ndonjë ndikim pozitiv nga marrëveshjet e “Open Ballkan”. Kështu u shpreh për Euronews Albania deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Teksa komentoi nismën mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kamberi tha se popujt e Ballkanit kanë nevojë për bashkëpunim qoftë politik apo ekonomik.
Por, ai theksoi se ka dilema tek qasja dhe serioziteti i Serbisë në një bashkëpunim serioz.
“Krahas idesë për Open Ballkan, Serbia në mënyrë zyrtare ka nisur edhe idenë e krijimit të botës serbe, që po krijon probleme ne Bosnjë”, u shpreh ai,
Kamberi shtoi se Serbia kërkon të ketë ndikim të madh në Ballkan