Vrasja e 18-vjeçares shqiptare në Tuz, qytetarët e Malit të Zi thirrje për protestë
Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12 pas vrasjes së një 18-vjeçare nga partneri i saj me breshëri armësh në Tuz. Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre ka qenë edhe modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj.
“Çohu malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde” është një nga thirrjet për protestë.
Tuzi në Malin e Zi është tronditur dje nga vrasja e Shejla Bakija, 18-vjeç, nga partneri i saj. Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës