Lajme

Petar Petkoviq: Kurti me lëvizjet e tij të çmendura dëshiron të shkatërrojë paqen në rajon

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është më përgjegjësi për destabilizimin e situatës në Kosovë”.

“I vetmi person që avokon hapur destabilizimin e situatës në Kosovë është Albin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të çmendura dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon”, tha Petkoviq.

Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi se “si planifikon të negociojë Albin Kurti, ndërsa ai shkon te njerëzit me, automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës”, raporton Kosovo Online.

“Beogradi zyrtar gjithmonë ka theksuar se është gati për bisedime dhe dialog, por çfarë lloj dialogu është ky ndërsa Prishtina mban snajperistë dhe armë të gjata te populli ynë dhe ndërsa liria e tij e lëvizjes po mbrohet brutalisht? Një kompromis mund të arrihet në bisedime, por jo dhe me politikën e dhunshme dhe agresive të Prishtinës, le të jetë e qartë për të gjithë”, thekson Petkoviq