LajmeTë fundit

“Teatri i Presheves”: Që nga themelimi nuk ka realizur as edhe një shfaqe të vetme

Teatri i Preshevës pothuajse i “shuar”, ende pa fillu te luaj as edhe nje shfaqe te vetme!
Termi hamletian (të rrosh, apo të mos rrosh) ka kapluar Teatrin e Preshevës. Teatri dëshmi e dështimit dhe shpërlarje parash pa shfaqe.
Me anë të një spektakli mediatik nga kryetari i Komunës së Preshevës (Shqiprim Arifi) më 2017 u themelua “Teatri” i Preshevës në kuadër të Shtëpisë së Kulturës ” Abdulla Krashnica”. Kësaj iniciative iu gëzuan aktorët e Preshevës gjithashtu edhe artdashësit e kulturës.
Që nga viti 2017 deri më sot risia e teatrit ka qenë vetëm ndërrimi i drejtorit. Pas ardhjes së drejtorit nga ana e Alternativës të gjithë aktorët e teatrit që janë pranuar në 2017 largohen nga puna si aktorë dhe sistemohen si ndriçues dhe punëtorë të zërimit.
Në nëntor të vitit të kaluar me anë të rebalancit të buxhetit në kuvend, afër 6 milion dinarë u merren Shtëpisë së Kulturës, që ishin dedikim për aktivitete kulturore.