Lajme

Forumi Kombi Shqiptar i përfundoi punimet dyditore më datë 19 dhe 20 gusht

Gusht 2021 me sukses; Ambasadori William Walker ka porosi për Mërgatën Shqiptare edhe për Politikëbërësit e vendeve Amë; Gazetari Marin Mema thërret për unitet!
Duke parë përçarjet e mëdha nëpër të cilat po kalonë aktualisht Kombi Shqiptar dhe duke analizuar strategjikisht rrezikun që këto përçarje paraqesin për Kombin tonë, 13 intelektuale dhe intelektual Shqiptar, në krye me Prof. Dr. Fadil Çitakun, organizuan Forumin Kombi Shqiptar Sot dhe Nesër, i cili i përfundoi punimet dyditore me sukses. Forumi u mbajt më 19. & 20 në Academy of Leadership Scieneces Switzerland përmes aplikacionit virtual Zoom. Forumin e moderuan Dr. can. Blerta Berisha, MSc. MBA nga Gjeneva dhe Prof. Erta Recaku, MSc nga Durrësi. Në këtë forum si folës kyç mori pjesë Ambasadori William Walker nga SHBA, por edhe pse ishin të ftuar, këtij forumi me karakter unifikues nuk ju përgjigjën asnjë nga udhëheqësit kyç të vendeve Amë dhe as përfaqesusesit e partive politike kyçe, në perjashtim të z. Behgjet Pacolli, i cili ishte në një mision humanitar për të ndihmuar evakuimin e njerzëve në Afganistan dhe kërkoi falje që nuk mund të participonte në forum. I vetmi politikan nga vendet Amë qe mori pjesë në këtë forum ishte deputeti, Prof. Dr. Jahja Kokaj. Po ashtu ftesës në këtë forum nuk ju përgjigjën krerëte e Akademive të Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës.
33 intelektuale/intelektual, lobiste/lobist nga trevat Shqipatre, nga shtetet e Evropës përendimore dhe nga SHBA, por edhe politikane dhe politikanë Shqiptar që bëjnë politikë në vendet e përndimit prezentuan idetë e tyre valide, reliable për të gjitha objektivat qe ky forum kishte shtruar, siq janë:
Folësit dhe pjesëmarrësit:
-Sjellin ide valide dhe të aplikueshme në praktikë si ta rrisim unitetin dhe besueshmërisë në mes veti si Komb «Sëbashku mundemi edhe më shumë».
-Diskutojnë dhe sjellin ide valide reale si ta avancojmë komunikimin në politikë dhe si të aplikojmë politikë moderne, që i shërben popullit.
-Reflektojnë politikëbërjen aktuale në trevat Shqiptare dhe japin ide valide dhe të aplikueshme në praktikë si të ushtrohet politika moderne efikase.
-Reflektojnë gjendjen reale të Kombit Shqiptar sot dhe sjellin ide valide dhe të aplikueshme se ku do jemi nesër si Komb.
-Sjellin propozime konkrete, valide dhe realiable për formulimin e bazamentit të një Strategjie Gjithëkombëtare të qëndruesheme, që sjellë prosperitet për të gjithë popullin tonë.
Të gjithë folësit dhe pjesmarrësit në diskutime plenare, duke përfshirë këtu edhe Ambasadorin Walker shafqen shqetësimin e tyre për gjendjen aktuale përçarëse qe po kalonë Kombi ynë dhe unanimisht për këtë përçarje ata fajsuan udhëheqësit kyç të vendeve amë dhe partitë politike, të cilat me politikbërjen e tyre destruktive kanë arritur ta parçajnë jo vetem popullin në tervat Shqipatre por edhe mërgatën Shqiptare.
Ambasadori William Walker kërkoi nga ne Mërgata Shqiptare të unifikohemi, ai po ashtu kërkoi nga qeveritë e vendeve Amë ta trajtojnë Mërgatën Shqiptare si faktor kyç për zhvillimin demokratik, arsimor, ekonomik, shëndetësor etj. Ai shtoi se vendet Amë duhet ti ndryshojnë ligjet e kushtetutës së tyre dhe të kenë vende të rezervuara në parlamentet e tyre për Mërgatën Shqiptare. Ambasadori Walker ftoi Mërgatën Shqiptare të bashkohën nën amrellën e Fondacionit Walker dhe të veprojnë konkretisht në avancimin e politikëberjes në vendet Amë.
Këtë forum e hapi gazetari i mirënjohur nga Shqipëria z. Marin Memo, i cili solli shqetësimin e tij, se ne si Komb nuk po ja dalim të unifikohemi dhe shfaqi gadishmërinë e tij të ndihmonë çdo kund për unifikimin e Shqiptarëve. Ky forum kishte folës kyç shkencëtare dhe shkencëtar të fuashve të ndryshme nga vendet Amë dhe nga Mërgata Shqiptare, të cilat/cilët shprehen gadishmërinë e tyre qe me projekte konkrete ti ndihmojnë vendet Amë të mëkëmbjen e tyre , duke ju ndihmuar atyre në krijimin e një energjie të qëndrueshme, si parakusht për të zhvilluar ekonomë, por po ashtu duke inicuar dhe aplikuar projekte të tjera në të gjitha fushat për ta rritur cilësinë e arsimit, shëndëtësisë dhe për ta rritur ekonominë dhe mirëqenjen e çdo qyterati të vendeve Amë.
Të gjitha idetë konkrete të të gjithë folsëve kyç do përmledhën në një dokument në Academy of Leadership Sciences Switzerland, oragnaizatore e këtij forumi dhe ky document do jetë në dispozicion të shteteve Amë dhe mërgatës Shqiptare si reference dhe bazamnet për të përpiluar një Strategji Gjithëkombëtare valide dhe reliable, e cila deri më tani është duke i munguar Kombit Shqiptar.
Ambasadori Walker dhe të gjithë të pranishmit të këtij forumi, njëzërit i bënë apel popullit Shqiptar që të mos bie pre e manipulantëve politik dhe shërbimeve të huaja që kanë për qëllim përçarjen e Kombit tonë duke na përnguar të avancojmë në derjtim të duhur. Ne falenderojmë RTV AlbSe qe transmetoi tër forumin drejtëpredrejtë.
Këtu i gjëni dy videosekuenca, ku mund ti shiqoni të gjitha fjalimet dhe diskutimet e forumit:
https://www.youtube.com/watch?v=QwFSUaZgcoE
https://www.youtube.com/watch?v=S6EdqMriYu4
Me respekt, Grupi Organizativ i Forumit
Academy of Leadership Sciences Switzerland
World Trade Center
Leutschenbachstrasse 95
CH-8050 Zürich
Switzerland
+41 (0)44 308 35 22
info@alss-edu.ch
www.alss-edu.ch