Edhe Arifi u bënë thirrje qytetarëve të komunës Preshevës që të vaksinohen
Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi, nëpërmjet një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër Covid19 që sa më parë të marrin vaksinën që të mund të parandalohet shpërndarja e virusit, transmeton Ministria e Lajmeve.
Postimi i plotë i z.Arifi :
Të dashur qytetarë,
paraqitja e rasteve të reja me Covid-19 dhe me variantin më të ri Delta, përbën lajm alarmues e shqetësues.
Është në duart tona ta ruajmë shëndetin personal dhe atë kolektiv.
Andaj vaksinohuni në pikat më të afërta të vaksinimit, gjjthmonë duke besuar në evidenca shkencore para çdo teorie konspirative!
Rëndësia e vaksinimit qëndron në sigurinë dhe mirëqenien shëndetësore ndaj vetes dhe komunitetit.
Beteja ndaj Virusit Covid-19 dhe çdo lloj varianti të ri të paraqitur, mund të fitohet vetëm përmes VAKSINIMIT.