Sulm me armë në një parking në Gjermani, plagosen katër persona
Një sulm me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Berlin. Sipas mediave gjermane ngjarja ndodhi në një parking dyqanesh.
Katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë autori ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe tashmë ndodhet në arrati. Tashmë policia po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.