Nesër pagesa prej 60 eurosh për të papunët
Nesër, shteti i Serbisë do të paguajë ndihmë prej 60 eurosh per të papunët, të cilët ishin regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit që nga 15 Prilli, e nga kjo sigurisht që do të përfitojnë edhe shqiptarë që jetojnë në Serbi e të cilët janë me numër të konsiderushëm të papunë.
Kjo ndihmë është realizuar brenda paketës së tretë të masave të ndihmës për qytetarët dhe ekonominë.
Ndryshe nga dy paketat e mëparshme, kjo paketë përfshinte përfitimet e papunësisë për herë të parë.
Deri më tani, brenda paketës së tretë, është paguar tre herë gjysma e minimumit për ekonominë, si dhe 30 eurot e para për qytetarët e rritur.