Të fundit

Mbi 3000 adresa të pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2000 në Preshevë e Bujanoc

Gjatë viteve të fundit, Serbia ka ndjekur politika diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës dhe një nga këto politika është fshirja e adresave.

E pozicionuar në lindje të Kosovës, Lugina e Preshevës përfshin në territorin e saj komunën e Preshevës në jug, komunën e Bujanocit në mes dhe komunën e Medvegjës në veri.

Në katër vitet e fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 5 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë ngritur shqetësime lidhur me pasivizimin e adresave të banorëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, por asgje konkrete nuk eshte arritur ne lidhje me kete.

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011. Përmes këtij procesi synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.