Të fundit

Komuna e Preshevës përfiton fond prej mbi 4 milion dinarëve

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur përmes një postimi se komuna jonë ka fituar projekt prej mbi 4 milion dinarëve

Njoftimi i plotë :

“Dje, shefi i kabinetit, me autorizimin tim, në Ministrinë për punësim dhe çështje sociale ka nënshkruar kontratën nga e cila Komuna e Preshevës përfiton fond prej 4.820.461,62 dinarëve

Me këto mjete, Komuna e Preshevës do të financojë Qendrën për Punë Sociale për projektet që kanë të bëjnë me qëndrimin ditor të personave me nevoja të veçanta.
Ky projekt është i rëndësisë jashtëzakonisht të madhe, sidomos për shkak se ka të bëjë me personat me nevoja të veçanta, nga të cilat mjete do të zbuten sado pak nevojat e kësaj kategorie” ka njoftuar kryetarja Sinani