Lajme

Grabitje e madhe në ETC, persona të armatosur marrin sasi të mëdha të parave

Rreth orës 14:10 ka ndodhur një grabitje e armatosur në qendrën tregtare ‘ETC’ në Fushë Kosovë, transmeton Ministria Lajmeve.


Ministria ka mësuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur punëtorët e sigurimit të ETC derisa po bënin transportimin e parave.

Dy grabitësit kanë shkaktuar madje lëndime trupore sigurimit të ETC derisa ua kanë marrë parat që i kishin duke transportuar.

Po ashtu ka mësuar se vjedhja ka qenë shumë mirë e organizuar, ku në grabitje ka pasur edhe persona të tjerë të infiltruar dhe që i kanë ndihmuar grabitjen e parave.

Rastin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se sot me datë 17.03.2019 rreth ores 14:10 eshte pranuar informata për nje “Grabitje”, në nje parking të një qendre tregtare, zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Njesite relevante policore kanë dal në lokacion dhe sipas informatave preliminare dyshohet se dy persona te maskuar nën kercenimin e armeve te shkurta kane grabitur punetoret e sigurimit te qendres tregtare te cilet ne ato momente kane qene ne parking duke bërë transportimin e parave, dhe me veturen Mitsubishi Pajero, ngjyre e gjelbert, pa targa, te dyshuarit kane ikur në drejtim te panjohur.

Dy viktimat Meshkuj/Shqiptar/Kosovar kanë marr trajtim mjeksor per lendimet e lehta qe dyshohet se i kanë marr si pasojë e goditjeve gjatë grabitjes, dhe gjendja e tyre shendetesore eshte jashte rrezikut per jete.

Policia e Kosoves me njesitet kompetente eshte ne proces të kryerjes se procedurave hetimore lidhur me rrethanat tjera qe e karakterizojnë rastin dhe marrjen e informacioneve tjera relevante qe mund kontribuojnë në identifikimin e kryersve te ketij rasti”, ka thënë Hoxha për Metron përmes telefonit.

Metro do të ju sjell të gjitha të rejat në lidhje me rastin e grabitjes së ETC.