Bota

Kryeministrja e Zelandës nuk ndalet së përkrahuri myslimanët: Tani paraqitet duke përqafuar të gjithë besimtarët jashtë xhamisë

Përsëri Kryeministrja Jacinda Ardern ka viziuar besimtarët myslimanë në xhamitë e Zelandës së Re për t’i ngushëlluar pas sulmit terrorist mbi besimtarët e këtij komuniteti me motive raciste.

Ardern tha se Zelabnda e Re është e bashkuar në vuajtjën dhe vajtimin për ngjarjen tragjike.

“Zelanda e Re është e bashkuar në vajtim dhe ne jemi të bashkuar në vajtimin tonë”, është shprehur kryeministrja.

Ajo ka vizituar myslimanët dhe ështa solidarizuar me besimtarët e këtij komuniteti, nga veshja islame e deri të përfaqimi i besimtarëvë që kishte vizituar.

Kryeministrja Ardern edhe me herët kishte shprehur përkrahjen për besimtarët myslimanë, duke deklaruar se janë pjesë e vendit dhe se kultura islame është pjesë e Zelandës së Re.