Shqipëri

Basha nuk jep dorëheqje nga PD, thotë se zgjedhjet nuk ishin demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin demokratike dhe më pas ka hedhur akuza në drejtim të fituesit.

Partia Socialiste (PS) ka fituar zgjedhjet në Shqipëri me 74 mandate, derisa PD ka mbetur me 59 mandate.

Pas këtij rezultati, në konferencë për media ka dalë kreu i PD’së, Lulzim Basha i cili ka thënë se zgjedhjet nuk ishin demokratike, pasi sipas tij është deformuar vullneti i qytetarëve.

Tutje ai ka thënë se PS bleu zgjedhjet.

“Ata blen zgjedhjet me kriminelat dhe bandat”, ka thënë Basha.

Basha ka falënderuar votuesit, derisa ka premtuar që PD do të luftojë për qytetarët dhe se nuk dorëzohet.

Ndryshe nga kjo konferencë është pritur që kreu i PD’së Lulzim Basha do të japë dorëheqje, por një gjë e tillë nuk ndodhi.