Kronike zgjedhore/ APN vizitoi sot B.L të Leranit e Golemidollit
Përfaqësuesit e Alternativës për Ndryshim në krye me Shqiprim Arifin sot vizituan bashkësinë lokale të fshatit Leran dhe Golemidoll, transmeton Ministria e Lajmeve.
“Të gatshëm për fitoren e 28 Marsit, banorët e Leranit dhe Golemidollit sot nënvizuan përkrahjen e fuqishme për një qeverisje #krejtNdryshe
Të rinjtë e të rejat, gratë dhe burrat, të moshuarit e profesionistët e gjithë fushave kontestuan se e vetmja alternativë për stabilitet politik, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe kushte të denja shëndetësore është ALTERNATIVA për Ndryshim. 20+ është formula që garanton se nevoja e qytetarëve është prioritet. Prandaj, më 28 mars KREJT duhet të votojmë numrin”- thuhet kështu në postimin e kandidatit për kryetar komune të Preshevës Shqiprim Arifit.
Më poshtë i keni edhe disa fotografi të vizitës të sotme të APN’s në Leran e Golemidoll :