Të fundit

Vlora Çitaku reagon ashpër për vendimin e Gjykatës serbe ndaj Vulinit

Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës në Beograd, lidhur me rastin e Aleksandar Vulin.

Gjykata e Lartë në Beograd e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Çitaku këtë vendim e cilësoi si të pranueshëm, me të cilin Serbia e vulosi racizmin ndaj shqiptarëve.

“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese”, shkroi Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë

Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese.

Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës.