Një tjetër shqiptare në “Times Square”
Një tjetër këngëtare shqiptare, e cila po pushton prej pak kohësh tregun e muzikës botërore. Ava Max fitoi vëmendjen e publikut veçanërisht me hitin “Sweet but psycho”.
Por as ajo vetë nuk e priste që posteri i saj të shfaqej në një nga vendet më të njohura në të gjithë botën, në “Times Square” të Nju-Jorkut.
“A është ky realitet?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”, shkruan këngëtarja krah fotos së publikuar në Instagram.