Lajme

Sondazhi i Albanian Post/ Albin Kurti fiton thellë në Kosovë

Media më e re në tregun Shqiptar Albanian Post ka zhvilluar një sondazh për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Sipas anketimeve të bëra në fund të janarit në të gjitha komunat e vendit, me 1.5% marzh gabimi, Vetevendosja (51.3%) fiton me rezultat të thellë duke lënë pas LDK-në (15 3% )dhe PDK-në, 13.2%. AAK e Haradinajt 5.5%.

Nëse hiqen 9% të pavendosurit dhe ata që rrefuzojnë të përgjigjen partia e Albin Kurtit, ndonëse atij i është pamundësuar gara për deputet shkon deri në 58 % duke qenë shumë pranë shumicës së vendeve në parlament dhe duke pasur mundësinë të krijojë qeverinë edhe pa ndihmën e minoriteteve (tabela poshte).

Ky është sondazhi i fundit që lejon ligji deri në exit Pollet e zgjedhjeve të dielën e dytë të shkurtit.

https://youtu.be/rhYQyy1mcrU