Zvicër: Kush vozit nga sot pa vinjetën e re, mund të gjobitet me 200 franga
Periudha e faljes nga autoritetet, të atyre që nuk mbajnë vinjetën e re, mbaron më 1 shkurt. Prandaj prej sot, kush kapet në autostradë pa vinjetën 21, mund të marrë gjobën prej 200 frangash, shkruan 20minuten.ch.
Vinjeta është zyrtarisht e vlefshme vetëm nëse është ngjitur në xhamin e përparmë të makinës. Në rastin e motoçikletave ose rimorkiove, duhet të ngjitet në një përbërës që nuk mund të zëvendësohet lehtë. Ndërsa edhe kjo mund të jetë e tepërt që nga viti 2022 pasi që qeveria ka vendosur të fusë në qarkullim “vinjetën elektronike” (e-vignettes) në të ardhmen.
Deri atëherë, shoferët mund të blejnë etiketën aktuale 21 me ngjyra në stacionet e benzinës ose zyrat postare për 40 franga.
Në rastin e motoçikletave ose rimorkiove, duhet të ngjitet në një përbërës që nuk çmontohet lehtë.
Vinjeta e vjetër “nuk” duhet të hiqet
Vinjeta e vjetër nuk duhet domosdoshmërisht të zëvendësohet, të paktën nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë. Por, TCS rekomandon zëvendësimin e vinjetave të vjetra, përcjell albinfo.ch. Policia mund të penalizojë shoferët nëse shikimi i tyre vështirësohet nga vinjetat e vjetra.