Sami Lushtaku në një tubim në Drenicë: Kurti financohet nga Serbia dhe Rusia
Zyrtarë të PDK-së kanë marrë pjesë sot në një tubim parazgjedhor në Drenicë.
Në tubim ndodhet edhe një nga figurat kyçe të kësaj partie, Sami Lushtaku.
Në një audio-inicizim të publikuar nga Insajderi, Sami Lushtaku dëgjohet teksa hedh akuza të rënda mbi Kurtin, duke thënë se ai financohet nga Serbia dhe Rusia.
“Ai djali shërbehet dhe merr donacionet nga Serbia dhe Rusia, qëllim kryesor e ka me shkatërru këtë vend” – dëgjohet të thotë Lushatku duke e pasur fjalën për Albin Kurtin.
Më poshtë mund ta dëgjoni audioinçizimin e plotë: