Prokuroia: Shkaktari i aksidentit mosfunksionimi i frenave
Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, në adresimin e dytë për media pas tragjedisë së sotme në këtë komunë, bëri të ditur se gjendja po shkon drejt sanimit dhe se ka tërhequr masat emergjente të cilat ishin aktivizuar pas aksidentit.
Ai theksoi se së shpejti do të dihen saktë edhe arsyet se pse kamioni është futur në rrugë kryesore.
Prokurorja e rastit deklaroi se personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti është ndaluar.
Ajo tha se bazuar në informatat e deritanishme deri tek aksidenti erdhi si pasojë e shkaqeve teknike, mosfunksionimi i frenave.