Babai i Vuçiqit në gjendje të rëndë, shtrihet në spital dhe po lufton me jetën.
Beograd- Babai i Presidentit Vuçiq, Angjelko Vuçiq, shtrihet në spital i infektuar me CoVid19, konfirmoi B92, përcjell Ministria Lajmeve.
Ai u vendos në spitalin “Bezhanija kosa” të Beogradit të Ri, dhe gjendja e tij është shumë e rëndë, mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Sipas disa mediave të Beogradit, nëna e Aleksandar Vuçiq është gjithashtu pozitive me Covid19, por një informacion i tillë mbetet ende i pakonfirmuar. Gjithashtu, mediat
Raportojnë se Presidenti i Serbisë, si dhe vëllai i tij Andrej Vuçiq, arritën në shtëpinë e familjes në Jajincë.