Konjufca: Qeveria Hoti nuk është qesharake, është tragjike
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Hoti do të hyj në histori si qeveri e pa ligjshme.
Ai thekson se Qeveria Hoti nuk është qesharake, por tragjike.
“Kjo qeveri që e patëm deri dje nuk është qesharake është tragjike, qeveria e vetme në Kosovë e cila shpallet me verdikt gjyqësor e pa ligjshme, kjo është qeveria Hoti. Kur ta mësojnë nxënësit historinë, e mësojnë që në vitin 2020 që për herë të parë dhe të vetme në historinë e Kosovës ka qeveris një qeveri e cila ka qenë e pa ligjshme. Dhe fakti i dytë që do të hyj në histori është që është vjedh thesari”, ka thënë Konjufca në T7./gazetablic