Sami Lushtaku privatizoi 500m2 për 1 euro m2
Xhevdet Pozhari
I nxitur nga deklarimet e Bekim Jasharit lidhur me blerjen e tokave në kohë kufte, informata të cilat më pas i konfirmoi edhe Nuredin Lushtaku, e shikova formularin e deklarimit të Sami Lushtakut që e ka raportuar në vitin 2015 si ish kryetar i Komunës së Skenderajt.
Çuditërisht, në vitin 2001, më pak se dy vite pas përfundimit të lufës, paska deklaruar banesë të blerë në vlerë të 70 mijë eurove nga kursimet e pagave! Paga të mëdha në atë kohë kishin veç ndërkombëtarët!
Në vitin 2006, nga procesi i privatizimit paska blerë tokë në vlerë të 500 mijë eurove për 500 mijë metra2. Që po i bie 1 euro për m2.
Po ashtu, të njëjtin vit nga privatizimi paska blerë edhe një lokal 400 m2 në vlerë të 600 mijë eurove, 50 përqind aksionar.
Në total, sipas deklarimit të pasurisë, për një vit paska investuar 800 mijë euro.
Njëmend liria ka emër, por ka edhe çmim!