Bilanc i frikshëm në Maqedoninë e Veriut: 20 viktima dhe 515 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 293 teste dhe prej tyre 515 kane rezultaur pozitivë, ose 40 per qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 194 persona.