Trump: Kurrë nuk do të heq dorë së luftuari
Ekipi i Presidentit Donald Trump ka dhënë një deklaratë, duke thënë se “populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe çertifikimin e zgjedhjeve”.
“Kjo nuk ka të bëjë më me asnjë zgjedhje të vetme. Kjo ka të bëjë me integritetin e të gjithë procesit tonë zgjedhor,” thotë deklarata.
Deklarata akuzon demokratët se i rezistojnë “parimit themelor” se “të gjitha fletët e votimit të ligjshme duhet të numërohen dhe të gjitha fletët e votimit të paligjshëm nuk duhet të numërohen” dhe thotë se Trump do të “ndjekë këtë proces përmes çdo aspekti ligjor”.
“Unë kurrë nuk do të heq dorë së luftuari për ju dhe kombin tonë,” përfundon deklarata.
Trump vazhdimisht ka pretenduar se numërimi i votave postare që mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve është “i paligjshëm”.
Por fletët e votimit që mbërrijnë më vonë mund të numërohen në rreth gjysmën e shteteve të SHBA, për sa kohë që atyre i vendoset vula postare 3 nëntorit (dita e zgjedhjeve).
Kjo përfshin shtetet kyçe të Pensilvanisë, Nevadës dhe Karolinës së Veriut, ku ende pritet të shpallet një fitues. Afati se sa vonë mund të mbërrijë një fletëvotimi me postë ndryshon nga shteti në shtet.
Presidenti ka bërë pretendime të shumta, të pabazuara për mashtrim zgjedhor, të cilat janë mohuar nga zyrtarët lokalë të zgjedhjeve./