Halil Matoshi i përgjigjet Hazirit: Je vetëm një nga këshilltarët e Thaçit
Këshilltari i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, duke i thënë se është njëri nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit.
Matoshi ka thënë se Lutfi Haziri është njëri nga këshilltarët e Presidentit Hashim Thaçi dhe sipas tij ai po flet për cenimin e integritetit territorial të Kosovës.
Tutje ai thotë se Haziri paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, por deklaratat dhe retorika e tij bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Haziri tha sot se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet së bashku me taksën 100 dhe se kjo Qeveri po shkatërron marrëdhëniet me Amerikën.
Postimi i plotë:
Lutfi Haziri, një nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit
Lutfi Hazirit po thotë se kjo Qeveri bjen bashkë me taksën!?
Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por vallë taksa ndaj produkteve të Serbisë pse iu ka pikë Lutës që të hiqet!???
Sepse, po e parandalon ndarjen e Kosovës, sipas hartave të tij turbofolk mentale!?
Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Presidentit Thaçi në këtë çështje, në turrin antikushtetues, për hapjën e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, për çka estabilishmenti serb u angazhu plot 11 vjet!?
Serbia bashk me Sputnik-un, me mjete politike dhe shumë para plot 11 vjet ndërtoi pozicionin e vet, se qysh t’i nxisë shqiptarët e Kosovës që mos t’i besojnë pavarësisë së shpallur më 17 shkurt dhe të konfirmuar nga GjND – pra t’i shtyjë që vet ata ta hapin 17 shkurtin!?
Qe eventualisht të shpërbëhet entiteti juridik-politik i quajtur shteti kosovar, në emër te do farë zgjidhjeve jonormative e kreative, që në thelb, e bëjnë Beogradin t’i fërkojë duart.
Luta, siç i thonë votuesit e tij, e ka çmistue ‘Shefin’, siç i thotë ai Presidentit për korrigjimin e kufirit dhe do të mbetët si një nder rrënuesit në tentativë të Kosovës së 17 shkurtit.
Ai paguhet nga taksat tona për një post kushtetues dhe retorika e tij bie ndesh ne atë Kushtetutë!?
Një ditë, dikush duhet me mbajtë përgjegjësi historike për ndërmarrje antikushtetuese (Neni 2.2)