Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Budapest
Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Budapest, në peshën -78 kilogramë.
Kuka u tregua fantastike në repesazh, duke mposhtur rusen Antonina Shmeleva me ippon dhe kësisoj duke marrë medaljen e bronztë në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Xhudistja kosovare padyshim që bëri një nga arritjet më të jashtëzakonshme në karrierën e saj, duke fituar edhe 500 pikë për normën olimpike në xhudo.
Gjithashtu, ky është një tjetër sukses i Kosovës në arenën ndërkombëtare në sportin e xhudos