Maqedoni

Tjetër rekord i ri i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 2 617 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 594 kanë rezultuar pozitivë. Kryeson Shkupi me 303 raste, e ndjekur nga Strumica me 34, Tetova me 26 dhe Kumanova me 22. Po ashtu kanë ndërruar jetën nga sëmundja edhe 3 pacientë. Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 162. Rastet aktive me koronavirus aktualisht janë 5 266.