Anita Haradinaj e mohon se është rrahur nga Ramush Haradinaj
E përditshmja “Bota Sot” duke u thirrur në burime të veta raportoi mbrëmë se moderatorja Anita Haradinaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas raportimit të tyre moderatorja ka përfunduar në Emergjencë.
Por moderatorja Anita Haradinaj, tregon se e ka lexuar raportimin e mbrëmshëm për të si dhe mohon se ish-kryeministri Haradinaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
“Po e kam pa (raportimin). Së pari unë hiç sjam në Prishtinë, jam në Durrës, e para e punës. Kështu që nuk janë të vërteta hiç, po nuk e di pse janë çu pesh”, deklaroi Anita Haradinaj për Gazetën Express.
Moderatorja Haradinaj pohon se burri i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka ushtruar asnjëherë asnjë lloj dhune ndaj saj.
“Edhe bash me ta thënë të vërtetën prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodh Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune, e spo e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli I medias, unë jam në media I kam 21 vjet nuk është me bë thashetheme”, u shpreh tutje moderatorja.
E pyetur nëse ka kontaktuar me mediumin që raportoi dhunën fizike, të cilën ajo po e mohon, dhe nëse e ka ndërmënd të bëjë ndonjë denoncim, Anita Haradinaj tha:
“Nuk jam marrë me këtë punë hic, për asrye se nuk mu ka duk as e arsyshme as interesante, mu ka duk kot”.
“Nuk është hera e parë që bëjnë (shkrime), duhet me mendu…E meja nis ashtu duhet me nejt nëpër Gjykata me gënjeshtrat dhe rrenat sidomos të “Botës Sot”, përfundoi ajo.