Lugina e Preshevës pjesë e paltformës të mësimit online “akademia.al”
Dje nga Mbledhja e Përbashkët e Qeverive Shqipëri-Kosovë, ku përpos nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh të rëndësishme ndërqeveritare, u nënshkrua edhe Memorandumi i bashkëpunimit mbi përdorimin e platformës mësimore online “akademi.al” në arsimin parauniversitar nga Ministrja e Arsimit, znj. Evi Kushi dhe Ministri z. Ramë Likaj.
“Akademi.al” është platforma falas e mësimit online edhe për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Kjo platformë u jep mundësi nxënësve që të mos humbasin mësimin nëse nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, por edhe të ripërsërisin mësimet e shkollës në kushte shtëpie.
Në një qasje strategjike për arsimin shqip në Luginë, pas shumë përpjekjeve Këshillit Kombëtar Shqiptar i është lejuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë për nxënësit shqiptar në Luginën e Preshevës që nga marsi i këtij viti.
Thellimi i bashkëpunimit në projekte të ndryshme mes Shqipërisë e Kosovës janë bazë shumë cilësore që i shërben jetësimit të politikave strategjike të përbashkëta edhe për Luginën e Preshevës.