Serbët e Kosovës vendosin mbishkrime për Trumpin në Liqenin e Ujmanit dhe urë…!
Janë publikuar pamje të reja të banderolave për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të vendosura mbi urën e Bërnjakut që lidh Beogradin dhe Prishtinën si dhe në digën e Liqenit të Ujmanit.
Gazeta beogradase “Informier” raporton se ky ishte një mesazh nga serbët e Kosovës për mbështetje ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, transmeton Indeksonline
Në urë u shfaqën banderolë me mesazhin në anglisht “Presidenti Trump, Serbët e Kosovës ju falënderojnë që sollët paqen”.
Poashtu, mbishkrimi tjetër ishte në digën e Liqenit Gazivoda, “Liqeni Trump”.