Hoti: Nesër pritet të përmbyllet takimi, marrëveshje të dëmshme nuk ka
Në një lidhje të drejtërdrejtë nga Washingtoni foli Kryeministri Hoti.
Hoti foli pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai nga Washingtoni tha se institucionet e SHBA-së e mbështesin këto bisedime për temat ekonomike, takimi ishte me presidentin serb, Vuçiq dhe sekretarin O’Brien.
Neser pritet të përmbyllet takimi, tha Hoti.
Marrëveshje të dëmshme për Kosovën nuk vijnë nga SHBA.
Ka progres të madh për bashkëpunim ekonomik.
Ai tha se për çdo gjë që flasin qëllim është njohja, e shkëmbimi territorial nuk do shtrohet kurrë në tavolinë.
Kryeministri Hoti nuk dha më shumë detaje për këtë takim.