Lajme

Selmanaj: Prishja e koalicionit me VV-në, veprimi më i mirë i LDK-së në 30 vitet e fundit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj i ftuar në eminison Pressing në T7 diskutoi për gjendjen aktuale politike, takimin e 2 shtatorit si dhe për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai për prishjen e koalicionit me VV-në tha se ky është një ndër veprimet më të mira që ka bërë LDK në 30 vitet e fundit. E si arsye kryesore sipas tij ka qenë prishja e raporteve me aleatë.

Selamanaj tha se kishte shpresuar shumë në atë koalicion por që u kishte dalur jashtë parashikimeve.

“Kemi shpresuar shumë në atë koalicion, por partneri na doli krejtësisht jashtë parashikimeve tona, të njëjtën gjë mund ta thonë edhe ata për ne. Unë kam besuar shumë në atë projekt dhe jam zhgënjyer aq thellë sa që them se nëse kemi bërë mirë që kemi bërë atë koalicion, po pajtohem, a kemi bërë super mirë që kemi dalë nga koalicioni? Unë mendoj që për interesa të shtetit të Kosovës kemi bërë veprimin më të mirë si LDK në 30 vitet e fundit, prishjen e atij koalicioni. Vareshin pikëpyetje, raporte, projekte qenësore për shtetin e Kosovës,” është shprehur Selmanaj.