Selmanaj: Nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ri të vjen nga PDK’ja
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ardhshëm të vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Nuk përjashtohet mundësia që presidenti të vjen nga PDK’ja”, është shprehur Selmanaj.
Tutje, ai tha se kjo çështje nuk është duke u trajtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Në politikë janë të gjitha opsionet e mundshme, megjithatë LDK’ja nuk po e trajton këtë cështje aktualisht”, ka thënë Selmanaj.
“E nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.