Lajme

Edhe Serbia do të vendos PCR test të obliguar dhe karantimin për shtetasit e huaj

Serbia ndoshta do të kërkojë test të detyrueshëm PCR dhe karantinë 14-ditore për të huajt që hyjnë në Serbi nga disa vende të caktuara këtë javë, shkruajnë mediat serbe.

Shtabi i Krizave për luftën kundër Corona virusit thonë se lista e vendeve për të cilat do të aplikohet karantinimi nuk është përpiluar ende.

“Është e nevojshme të shikohet situata epidemiologjike për secilin prej tyre, e pastaj të merret një vendim në bazë të situatës,” deklarojnë në shtab.