Bujanoc/ Nagip Arifi nis projektet e para të asfaltimit në Konçul, ishin të vitit 2019
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka filluar me realizimin e projekteve infrastrukturore që sipas tij ishin të parapara për vitet e kaluara.
“Sot, ka filluar asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Konçul, projekt ky i nënshkruar në vitin 2019, që kap vlerën prej 1.600.000 dinarëve pa TVSH, me punëkryes kompaninë “Saba Bellça”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit në facebook.
Ai ka njoftuar se projekti i asfaltimit të këtyre rrugëve pritet të kryhet brenda 3 ditëve.
“Njëherit, ky është projekti i parë infrastrukturor që po realizohet nga pushteti i ri lokal në Bujanoc i udhëhequr nga kryetari i saj Nagip Arifi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Bujanocit./