Ramush Haradinaj shkon te vendi ku dje hyri xhandarmëria serbe
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar në Karaçevë të Kamenicës, atje ku ditën e djeshme u futën pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, shkruan GB
Haradinaj tutje ka shkruar institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët.
Shkrimi i plotë:
Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.