Vazhdojnë akuzat dhe kundër-akuzat mes Shqiprim Arifit dhe Ragmi Mustafës
Para disa ditëve Partia Demokratike Shqiptare në faqën e saj zyrtare publikoi disa fotografi, ku ishte e përfshirë vetura zyrtare e komunës së Preshevës me vozitësin e kryetarit të komunës në airoportin e Nishit, ku në lidhje me këto fotografi PDSH e akuzoi Shqiprim Arifin për keqpërdorim të veturës zyrtare ku thuhej se kryetari i komunës e ka keqpërdorur veturën zyrtare për interesa familjare.
Postimi i PDSH’s
Pas kësaj akuze i menjëhershëm ishre edhe reagimi i Arifit i cili përmes një video në Facebook u shpreh se akuza e PDSH’s ishte e pavërtetë dhe se prindërit në fotografitë e publikuara nga subjekti në fjalë nuk kishin të bënin me familjarët e tij, por me të vozitësit së tij i cili spontanisht kishte kuptuar se prindërit e tij po ateronin në airoportin e Nishit dhe sipas Arifit, më pastaj vozitësi i tij kishte shkuar që ti merr prindërit e tij për ti sjellur në shtëpi.
Por i pari i komunës nuk u ndal me kaq, ai para pak çastesh në profilin e tij zyrtarë ka bërë publike disa dokumetacione të keqpërdorimeve të kryetarit të PDSH Ragmi Mustafës në kohën kur Mustafa udhëheqte komunën e Preshevës, Arifi përmes një shkrimi ka deklaruar se kreu i PDSH atëkohë, kishte kepërdorur buxhetin komunal për interesa personale, ku ndër të tjera ka shkruar se ai së bashku me kusheririn e tij kanë shkuar në Ukraninë dhe këto udhëtime janë paguar nga taksapaguesit e komunës së Preshevës. Gjithashtu Arifi ka paralajmruar se do të ngrisë padi ndaj Mustafës për shpifje.
Postimi i Arifit :
Ragmiun e shqetëson vetëm e vërteta, prandaj kamuflon, shpifë e konstrukton pandërprerë konspiracione për të mbuluar…
Posted by Shqiprim Arifi on Недеља, 26. јул 2020.