Maqedoni

Ali Ahmeti flet për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut: Nuk ka kthim pas për kryeministrin shqiptar

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka bërë të qartë në një intervistë për një telivizion shqiptar në Maqedoninë e Veriut se ai nuk do të bëjë kthim pas për objektivin e fushatës së tij, për një kryeministër shqiptar.

Ahmeti thotë se vijat e kuqe për koalicionin e tij janë Marrëveshja e Ohrit, Prespës, Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, Vettingu dhe kryeministri shqiptar.

Sipas tij forca politike që do të bëjë procese pa BDI-në ka guxim të tepruar prandaj palët duhet të ulin tensionet.

Sigurisht, unë po i riafirmoj vijat e kuqe, nuk ka kthim pas: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fiqnjësi të Mirë (me Bullgarinë) vettingu, dhe Kryeministri shqiptar.
Kujt ia merr mendja dhe është i përgatitur që të bëjë procese në këtë vend pa BDI-në, më duket se ga guxim të tepruar! Të gjitha palët duhet t’i ulin tensionet, t’i lënë prapa emocionet dhe foklorizmat dhe të gjithë të mendojmë bashkarisht se si t’i çojmë proceset përpara!”, thotë Ahmeti