Lajçak pas videokonferencës me Hotin dhe Vuçiq: Dialogu është kthyer në binarë pas 20 muajsh
Dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në binarë.
Kështu është shprehur Përfaqësuesi i BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak, pas videokonferencës së sotme ku kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton Klan Kosova.
“Sapo konkluduam në takimin virutal me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministirn Hoti dhe jam i lumtur se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muajsh është rikthyer në binarë”, është shprehur Lajçak.
“Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”.