Opinione

Valon Arifi : Protestat në Beograd e përbrenda Serbisë, pa kauzë politike

Valon Arifi aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva i njohur edhe për pjesmarrjen dhe mbështetjen e dhënë shpesh protestave në Beograd është shprehur skeptik sa i përket ngjarjeve të fundit në Serbi.

“Protestat e ditëve të fundit në Beograd,Novi Sad,Nis e qytete tjera përbrenda Serbisë janë organizime pa kauzë politike, mbase edhe me ndikim të atyre që të njejtën bënë edhe në Mal të Zi” i ka thënë mediave serbe Valon Arifi nga Presheva.

“Ndonse dhuna e parë në protesta ushtruar nga shteti është e pa pranueshme, njësoj mendoj që të pa pranueshme janë thirjet në protesta kundër migrantëve,kundër arritjes së marrëveshjes me Kosovwn sikur edhe kundër asaj që ka ndodhur në Srebrenicë” është shprehur Arifi.

“Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid”,”Kosova është shtet i pavarur” dhe kushdo që ndjehet i lirë e i sigurt është i mirëseardhur në Republikën e Serbisë” ka thënë Valon Arifi duke dalur kategorisht kundër këtyre thirrjeve që dëgjohen në protestat e fundit në qytete të Swrbiss.
Ai ndryshe reagimin qytetar e sheh si mjetin mw demokratik e progresist për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët e paqe në Balkan, por gjithnjë duhet të jemi të kujdesshëm nga infiltrimet e ndryshme të cilat nuk i duan të miren popujve të Balkanit.

Ai thekson se nuk është bërë pjesë e këtyre protestave sepse mendon që nuk vijnë nga nevoja qytetare por janë të mirë menduara por të dështuara sipas tij, nga ata që nuk duan rajon të qetë në këtë pjesë të Europës.