Lajme

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19, kryeministri Hoti paralajmëron kthim të izolimit total

Pas lirimit të plotë nga masat restriktive për koronavirusin, qytetarët kanë dështuar të tregohen të përgjegjshëm në ndalimin e përhapjes së këtij virusi, shkruan Veriu.Info

Kjo ka pasur për pasojë eskalimin e pakontrolluar të infektimeve të reja me virusin në fjalë, duke rezultuar në mbi 1000 të infektuar, 48 të vdekur e duke rrezikuar stërngarkimin e sistemit shëndetësor.

Në lidhje me këtë ka reaguar sërish kryeministri Avdullah Hoti, i cili, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka paralajmëruar se nëse qytetarët vazhdojnë të jenë të pakujdesshëm dhe ky ritëm i rasteve të reja vazhdon, atëherë do të ketë kthim të masave të izolimit total.