Lajme

Edhe Kryetarja e Kuvendit në Serbi rezulton pozitive me Koronavirus

Kryetarja e Kuvendit në Serbi, Maja Gojkoviç, u infektua me coronavirus, njoftojnë mediet lokale serbe.

Sipas gazetës ‘Tanjug’, Gojkoviç u shtrua në spital dhe është duke iu nënshtruar terapive të nevojshme, për shkak të sëmundjes.

Bëhet e ditur se përveç sëmundjes COVID-19, ajo vuan edhe nga pneumonia – mirëpo gjendja e saj raportohet të jetë stabile.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, u raportua se edhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në Serbi, vuajnë nga coronavirusi – bëhet fjalë për Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe për drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq raporton telegrafi.