Në vendkalimin kufitarë në Preshevë janë sekuestruar 60,000 euro të padeklaruara
Nga dita në ditë, oficerët doganorë në bashkëpunim me policinë, vazhdojnë të arrijnë sukses në luftën kundër transferimit të paligjshëm të shumave të mëdha të parave përtej kufirit, thuhet në njoftimin e administratës doganore.
Në vendkalimet kufitare në Preshevë janë sekuestruar mbi 60,000 euro të padeklaruara.
Në anën dalëse të vendkalimit kufitarë në Preshevë, për kontrollë të detajuar është ndaluar një veturë e tipit “Mercedes” me targa gjermane, me të cilin po udhëtonte një çift i martuar nga Maqedonia e Veriut.
Edhe pse kishin deklaruar se nuk kanë asgjë me vete, përveç gjërave të tyre personal, te ata u gjetën 60,000 euro të padeklaruara.
Së pari, 12,000 euro u gjetën në xhepin e pantallonave të burrit 61-vjeçar, dhe më pas gjatë kontrollit të gjërave personale të gruas së tij 61-vjeçare, janë gjetur edhe 39,000 euro të tjera dhe më pas në bagazhin e saj edhe 9.000 euro të tjera.
Shuma e lejuar prej nga 10,000 eurosh secilit iu është kthye, ndërsa 40,000 euro të tjera janë ndaluar deri në fund të procedurës për kundërvajtje para gjykatës.