Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë
Sipas Exit Poll-eve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët do të kenë 4 deputetë në parlamentin serb. Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 vende sipas rezultateve paraprake. Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë. Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë, raportojnë mediat.
“Alternativa Demokratike Shqiptare” ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare