Bayerni feston titullin e 30-të, të tetin rresht
Bayern Muencheni ka vazhduar dominimin në futbollin gjerman. Bayerni e ka siguruar të martën mbrëma titullin e 30-të të Gjermanisë dhe të tetin rresht.
Bayerni fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Werder Bremenit. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të. Dy xhiro para fundit të Bundesligës, Bayerni i ka 76 pikë, dhjetë më shumë se Borussia Dortmundi. Borussia ka një ndeshje më pak të luajtur, por më nuk ka gjasa për të zënë me pikë Bayernin.
Në fakt ishte çështje kohe para se Bayerni të festoi titullin. Sulmuesi në superformë, Robert Lewandowski ka vendosur sfidën me gol në minutën e 43-të.
Për Werderin deri në minutën e 62-të luajti Milot Rashica. Werderi është i parafundit me 28 pikë dhe në luftë për mbetje në Bundesligë.