Partia serbe “Zavetnici” kërkon që Gent Cakaj të shpallet person i padëshirueshëm në Serbi
Partia serbe “Zavetnici”, kërkuan nga qeveria e Serbisë që Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj të shpallet një person të padëshirueshëm në territorin e Serbisë, si dhe që Beogradi zyrtar të dërgojë një shkresë qeverisë së Shqipërisë dhe të kërkojë rrespektimin e integritetit territorial dhe rendin kushtetues të vendit tonë.
“Zavetnici” dënuan deklaratat e Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Luginë të Preshevës, për të cilën ata thonë se janë skandaloze dhe dërgojnë një mesazh të qartë se ai nuk respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
Ata gjithashtu deklarojnë se mungesa e takimit të tij me përfaqësuesit zyrtarë të Serbisë shkel të gjitha procedurat dhe protokollet e zakonshme diplomatike dhe përfaqëson “tallje publike të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë”.
Duke deklaruar se shqiptarët nga jugu i Serbisë duhet të diskutojnë pozicionin e tyre me institucionet në Prishtinë, Cakaj tregoi qartë se për Shqipërinë zyrtare, territori i Luginës së Preshevës është një pjesë integrale e të ashtuquajturës Kosova e pavarur, thuhet në deklaratë.
Kjo, siç vlerësojnë ata, është një provë e qartë që Tirana po punon në mënyrë aktive në realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”.