Kryeminstrja serbe bëhet “baba”
Partnerja e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, Milica Gjurgjiq, ka lindur një djalë gjatë ditës së sotme në Beograd.
Sipas kabinetit të kryeministres serbe, lindja ka qenë normale dhe ka shkuar mirë.
Sipas mediave serbe, djali i sapolindur quhet Igor.
Brnabiq është e para udhëheqëse e një vendit, e që është pjesë e komunitetit LGBTI dhe kryeministrja e parë serbe që partnerja e ka bërë me fëmijë gjatë kohës sa është në detyrë.