COVID-19/ 26 raste të reja në Shqipëri, 12 prej tyre mjek
Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar edhe 26 raste të reja pozitive, të gjitha në Tiranë.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.
Ndërkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Shkon në 1076 numri i të prekurve.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma.
Ndërkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.